Avdush Canaj, një nga poetët më të mirë të letërsisë shqipe

Nga Gjilani, përmes postës, recenzenti dhe krijuesi Ragip Ramaj ka pranuar librin më të ri të poetit të mirënjohur për fëmijë e të rinj, Avdush Canaj, me titull “Rritesh për një puthje”.

Ai e ka vlerësuar Canajn si një nga poetët më të mirë të letërsisë shqipe.

“Faleminderit, miku im Avdush! Ndihem i nderuar që isha njëri prej dy recensentëve të librit (së bashku me studiuesin e letërsisë, Xhahid Bushatin)”, shkruan Ramaj.

Në recensionin e tij, ai thekson:

“Libri ‘Rritesh për një puthje’ është një libër për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet edhe si poemë e gjatë me 72 kapituj apo si roman në vargje, me temën bosht, plagën shekullore të kurbetit. Fantazia e pasur dhe e thellë e poetit, e ndërthurur me gjuhën e pasur dhe figuracionin e gjetur, e bëjnë këtë libër një vepër të denjë, që e vendos Avdush Canajn mes poetëve më të mirë të letërsisë shqipe bashkëkohore. Ky libër nderon autorin, veprën e tij, lexuesin dhe mbi të gjitha letërsinë shqipe.”

Sipas Ramajt, si në librat e mëparshëm të Canajt, edhe në këtë vepër spikatin vlerat ideo-estetike, ku vargu i lirë dhe modern i autorit sjell poezi me gjuhë të zgjedhur artistike dhe mesazhe të fuqishme.

 

Shpërndaj me të tjerët