Poeti i njohur për fëmijë, Avdush Canaj nga Gjilani, ka sjellë para lexuesve librin e tij më të ri me poezi, me titull “Rritesh për një puthje”.
Canaj, i konsideruar si një nga zërat më të spikatur të letërsisë për fëmijë në Kosovë, vazhdon pandërprerë të pasurojë fondin letrar me krijime të dashura dhe të veçanta për vogëlushët.
Librin e ri, autori e ka prezantuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Erdhi në agun e kësaj dite me krahët e lumturisë vëllimi im poetik më i ri Rritesh për një puthje. Botoi Shtëpia Botuese ‘Rozafa’ e Prishtinës me në krye Ramdan Mehmetin.
Recensentë janë Xhahid Bushati e Ragip Ramaj, lektor Sylejman Dërmaku. U mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. I falënderoj nga zemra të gjithë dhe u jam mirënjohës!”
Ky botim, ashtu si veprat e tjera të Canajt, vjen për të ngjallur imagjinatën, dashurinë dhe buzëqeshjen tek lexuesit e vegjël, duke dëshmuar përkushtimin e autorit ndaj letërsisë për fëmijë.

