Avni Behluli sjell ekspozitën “Mitikja e një universi artistik” në Gjilan

Skulptori i njohur anamoravas, Avni Behluli, të premten hap ekspozitën e tij të re me titull “Mitikja e një universi artistik”.

Ekspozita do të inaugurohet fillimisht në orën 12:00 në shkollën e mesme të arteve “Adem Kastrati” në Gjilan, ku Behluli ligjëron, ndërsa nga ora 18:00 do të hapet zyrtarisht në Galerinë e Arteve të Qytetit.

Publiku do të ketë mundësi të shohë 50 vepra në skulpturë, vizatim dhe pikturë, që përfaqësojnë universin krijues të njërit prej artistëve më të spikatur të artit figurativ në Anamoravë.

Një ekspozitë që premton përjetim estetik dhe frymëzim për të gjithë dashamirët e artit.

 

Shpërndaj me të tjerët