FC Drita është mposhtur nga AZ Alkmaar me rezultat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të UEFA Conference League.
Holandezët u treguan superiorë gjatë gjithë takimit, duke menaxhuar lojën dhe duke shfrytëzuar rastet në momentet kyçe.
Epërsia e AZ erdhi herët, kur në minutën e 17-të Sven Mijnans shënoi për 1:0 pas një aksioni të shpejtë dhe të saktë.
Në pjesën e dytë, presioni i mysafirëve vazhdoi, dhe në minutën e 58-të Isak Jensen dyfishoi rezultatin në 2:0.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes, Ibrahim Sadiq realizoi me kokë në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren 3:0 për AZ Alkmaar.
Ndeshja e radhës për skuadrën e Dritës është ajo ndaj Rayos në Spanjë

