Në një ceremoni fetare dhe në praninë e shumë qytetarëve, babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, u varrosën sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Të ndjerët humbën jetën dje në qendër të qytetit, në një ngjarje të rëndë të shkaktuar nga vrasësi i dyshuar, Mefail Shkodra. Policia ka lëshuar fletarrest për të, por ai ende mbetet i lirë dhe në kërkim.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.