Sot në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve të portalit, i dyshuari për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Dyshohet se konflikti ka lidhje me një fajde të mëparshme.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se njësitet relevante dhe prokurori i shtetit janë në vendin e ngjarjes duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Mefail Shkodra është një emër i njohur për organet e rendit, pasi ishte arrestuar një vit më parë për fajde.