Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar Dritën për fitoren 2:1 ndaj Differdange 03, duke e cilësuar këtë triumf si një hap drejt arritjes historike në arenën evropiane.
“Urime futbollistëve për shpirtin luftarak, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve ‘Intelektualët’. Ju priftë e mbara në ndeshjen e kthimit!”, ka theksuar Ademi.
Golat e Albert Dabiqajt (30’) dhe Besnik Krasniqit (80’, penallti) e sollën këtë fitore të madhe për bardhëekaltrit, të cilët tani janë vetëm 90 minuta larg suksesit më të madh në historinë e klubit dhe një tjetër arritjeje për futbollin kosovar.