Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

 

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan është pajisur me një kontingjent rrobash, këpucësh dhe çizmesh pune, dhuratë nga bashkatdhetari nga Zvicra, Imran Fejzullahu.

Gjatë pranim-dorëzimit të donacionit ishin të pranishëm drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zëvendëskomandanti i NjPZSh-së, Murat Ramadani, si dhe zjarrfikës të njësisë.

Osmani dhe Ramadani falënderuan bashkatdhetarët për kontributin dhe kujdesin ndaj shërbimeve publike të qytetit, duke theksuar se donacione të tilla ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës së zjarrfikësve.

Transportin e kontingjentit nga Zvicra deri në Gjilan e ka realizuar bashkatdhetari Besim Bllaca.

 

 

Shpërndaj me të tjerët