Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjilan, ka nisur edhe sivjet aksionin tradicional humanitar “Sofra e Ramazanit”, me qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë.
Ky aksion u bën thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe donatorëve që të kontribuojnë sipas mundësive, duke sjellë solidaritet dhe ndihmë konkrete për ata që kanë më së shumti nevojë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Pakoja ushqimore për këtë vit, e përbërë nga gjërat elementare ushqimore, kushton 50 euro.
Duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e familjeve përfituese, sivjet pakos i është shtuar edhe 25 kilogramë miell, si ndihmesë shtesë për tryezat e Ramazanit.
Nga Shoqata “Bereqeti” theksojnë se çdo kontribut, sado i vogël, ka vlerë të madhe dhe ndihmon në shpërndarjen e shpresës dhe mirësisë tek familjet në nevojë.

