Sot, Shoqata Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, ka realizuar një aktivitet bamirësie duke ofruar ndihmë me veshmbathje dhe çarçafë për Shoqatën e Hendikosit dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të shoqatës për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe për të promovuar vlerat e solidaritetit dhe humanizmit.
Ndihmat e dhuruara synojnë të lehtësojnë sadopak nevojat e përditshme të anëtarëve të këtyre shoqatave, duke dëshmuar përkushtimin e Shoqatës “Bereqeti” ndaj ndihmës së ndërsjellë dhe përkrahjes së komunitetit.
Përfaqësuesit e shoqatave përfituese shprehën mirënjohjen e tyre për këtë gjest domethënës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të jetesës së anëtarëve që ata përfaqësojnë.
