Besnik Haziri nga Gjilani ngre flamurin e Kosovës në Australi

 

Besnik Haziri, nxënës i dalluar nga Gjilani, ka ngritur flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të dijes , në Olimpiadën e 66-të Matematike Ndërkombëtare (IMO 2025), e cila po mbahet në Sunshine Coast, Queensland, Australi.

Pjesë e ekipit gjashtë anëtarësh të Kosovës, Besniku do të qëndrojë në Australi nga 10 deri më 20 korrik, ku bashkë me bashkëgaruesit e tij do të matet me mendjet më të ndritura të matematikës nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e tij është jo vetëm krenari për qytetin e Gjilanit, por edhe dëshmi e përkushtimit të të rinjve kosovarë për dije dhe arritje në nivel ndërkombëtar.

 

Shpërndaj me të tjerët