Biletat për ndeshjen FC Drita – FCSB dalin në shitje sot!

 

Kampionët aktual, FC Drita, po përgatiten për sfidën e madhe në raundin e tretë të UEFA Europa League ndaj FCSB! Tifozët janë të ftuar të mbështesin ekipin me zë e zemër.

Biletat do të jenë në shitje nga sot, e hënë, nga ora 18:00, para Teatrit të Qytetit,  fizikisht dhe gati për të siguruar vendin tuaj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ditën e ndeshjes, biletat do të mund të blihen edhe në tri pika pranë stadiumit.

Çmimet:Veri –  3 €, Lindje – 5 €, Perëndim – 10 €, VIP – 20 € (katering all inclusive për një përvojë të veçantë!)

Mos e humbisni këtë rast për të qenë pjesë e festës së futbollit dhe për të përkrahur Dritën në këtë duel evropian!

 

Shpërndaj me të tjerët