Biletat për ndeshjen me Slloveninë shiten në kohë rekord

 

Për vetëm pak orë, të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Kosovës dhe Sllovenisë janë shitur. Përballja zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë atmosferë të jashtëzakonshme.

Federata e Futbollit e Kosovës ka falënderuar tifozët për mbështetjen:
“Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja.”

 

Shpërndaj me të tjerët