Bora dhe lisat e thyer bllokojnë rrugët në Malësinë e Bujanocit

 

Rrugët në Malësinë e Bujanocit janë të bllokuara për shkak të reshjeve të borës dhe thyerjes së lisave.

Prandaj, ata që planifikojnë të udhëtojnë këtë fundjavë në Malësi, duhet të kenë kujdes dhe të mendojnë mirë para nisjes, sidomos ata që kanë lidhje të veçantë emocionale me vendin.

Shumë banorë vizitojnë Malësinë gjatë vikendeve për të pushuar, për punë të lehta ose thjesht për të shijuar ajrin e pastër dhe bukuritë e vendlindjes.

Po ashtu atje ka disa banorë rezident, të cilët janë me familje dhe banojnë e punojnë, e kjo situatë edhe atyre ju sjell telashe të ndryshme.

Organet  përgjegjëse të komunës së Bujanocit duhet  të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e rrugëve dhe lirimin e qarkullimit.

Situata po vështirësohet nga ora në orë dhe është e nevojshme reagim i menjëhershëm për të siguruar lëvizjen dhe sigurinë e banorëve !

Shpërndaj me të tjerët