BRICKOS, sponsori i ri i KV Drita meshkujt

 

Klubi i Volejbollit Drita,  konkurrenca e meshkujve, ka arritur marrëveshje sponsorizimi me kompaninë BRICKOS SH.P.K, e cila do të mbështesë klubin gjatë edicionit 2025/26.

“BRICKOS” është një nga gjigantët e prodhimit të tullave në Kosovë dhe rajon, e njohur për cilësi të lartë dhe menaxhim profesional.

“Sot, në zyrat e kompanisë BRICKOS SH.P.K, me pronar z. Mustafë Borovci, nënshkruam marrëveshjen e re sponsorizuese. Me këtë rast, presidenti Besnik Veseli dhe menaxheri Arbërim Kqiku, në emër të klubit Drita, falënderuan pronarin e kompanisë për mbështetjen. Njerëz si Mustafa dhe kompania BRICKOS i duhen sportit dhe komunitetit të volejbollit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përveç marrëveshjes së re, KV Drita ka qenë aktiv edhe gjatë afatit kalimtar, duke sjellë tre përforcime të rëndësishme me synimin e qartë për të luftuar për titullin kampion.

 

Shpërndaj me të tjerët