Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu – Bufi, ka bërë një krahasim të largët mes kohës së vështirë të futbollit kosovar dhe realitetit të sotëm të klubit të tij të zemrës, Dritës.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Spahiu ka kujtuar vitet kur Drita luante nëpër ara e livadhe, në kushte të rënda dhe nën pengesa edhe politike, duke përmendur fshatra si Doberqan, Hogosht, Sadovinë, Llukar, Malishevë të Gjilanit, ku “vijat bëheshin me byk”.
Duke parë në televizion kundërshtarin aktual të Dritës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Rayo Vallecanon , që barazoi sonte me Barcelonën, ai shkroi:
“Paramendo, jam tu e këqyr në TV kundërshtarin e Dritës tu lujte lojë të ligës kundër Barcelonës. Në të njëjtën kohë më sillet në mend një lojë vendimtare e Dritës për mbetje në ligë, në Doberqan, në vitin ‘96/97 a naj sen…”