Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallur thirrjen për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe jashtë saj, për vitin akademik 2025/2026.
Skemat e shpallura përfshijnë:
- Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.
- Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
- Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas të njëjtës renditje.
- Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.
- Bursa elitare për studentët në universitetet publike – për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara.
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova, ndërsa konkursi mbetet i hapur deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI, dhe kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh pas shpalljes së rezultateve.
Më shumë detaje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund të gjenden në faqen zyrtare të MAShTI.
https://masht.rks-gov.net/konkurs-per-mbeshtetje…/
https://masht.rks-gov.net/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…/
https://masht.rks-gov.net/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…/
https://masht.rks-gov.net/konkurs-per-ndarjen-e-bursave…/
https://masht.rks-gov.net/konkurs-per-ndarje-te-bursave…/