Çfarë po planifikon kryetari Hyseni pranë Liqenit të Livoçit ?

Kryetari Alban Hyseni, së bashku me disa aktivistë, ka ndërmarrë një aksion pastrimi në hapësirat përreth Liqenit të Livoçit.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij, ai shihet duke pastruar dhe ka premtuar se së shpejti do të vendosen drita dhe kamera sigurie për ta mbrojtur këtë bukuri natyrore.
Hyseni njoftoi gjithashtu se nga java e ardhshme, një punëtor i “Tregut” do të kujdeset rregullisht për pastërtinë në këtë zonë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbajnë së bashku të pastër liqenin.

 

Shpërndaj me të tjerët