Edhe pse na ndajnë ende nëntë muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, tashmë janë zbuluar çmimet e biletave, dhe ato janë disa herë më të larta se në Katar 2022. Për ndeshjen hapëse, çmimet variojnë nga 560 deri në 2735 dollarë, ndërsa bileta më e lirë për fazën e grupeve kushton 100 dollarë.
Për finalen, çmimet arrijnë kulmin: nga 2030 deri në plot 6370 dollarë, duke e bërë këtë Botëror ndër më të shtrenjtët në histori.