Curri: Objektivi ynë është Evropa, por ndeshja ndaj Malishevës është tejet e rëndësishme

Trajneri i Gjilani, Debatik Curri, ka folur para ndeshjes ndaj Malisheva, duke theksuar se objektivi i skuadrës mbetet dalja në garat evropiane, por se çdo përballje ka peshën e saj.

“Na e kemi objektiv daljen në Evropë, por ndeshja me Malishevën është shumë e rëndësishme. Për ne, secila ndeshje ka rëndësinë e vet dhe nuk kemi asnjë arsye të mos japim kontribut maksimal”, ka deklaruar Curri.

Ai bëri të ditur se stafi teknik e ka analizuar me kujdes kundërshtarin, duke përcjellë dy ndeshjet e fundit të Malishevës, dhe është i vetëdijshëm për vështirësitë që sjell kjo përballje.

“E kemi studiuar rivalin, dimë se luajnë mirë dhe janë të organizuar. Ndeshjet fitohen vetëm me angazhim, disiplinë dhe përqendrim maksimal nga minuta e parë deri në fund”, ka përfunduar trajneri i Gjilanit

Shpërndaj me të tjerët