Mirlind Daku, sulmuesi gjilanas që vazhdon në Shqipëri, mund të jetë “vrastari” i Serbisë në ndeshjen e saj në Leskovc, qoftë edhe pse i griset fanella dhe zbulohet tatuazhi i tij i komandant Agim Ramadanit, simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare.
Pasi Serbia ka marrë masa të rrepta për këtë sfidë.
Zëvendësimi i stadiumit, është që tribunat pas portës të mbeten bosh. Edhe pse FIFA i dha mundësi federatës serbe që kjo shumë të mbushë me fëmijë apo organizata që luftojnë racizmin, serbët kanë preferuar të mos rrezikojnë asgjë.
Në vend të tifozëve, janë vendosur dy flamuj të madh të Serbisë me mesazhe “Jo racizmit, po lojës së drejtë”.
Një tjetër vendim që ka ngjallur reagime është ndalimi i simboleve shqiptare në tribunë, asnjë flamur apo shenjë kuqezi nuk do të lejohet, ata që janë në fanellat e lojtarëve.
Megjithatë, asnjë rregull nuk mund ta ndalë frymën e shqiptarëve.
Daku, i cili mban në trup tatuazhin e komandant Katanës, mund të jetë ai që është “thyen” heshtjen serbe, me një gol që mund të bëhet histori, apo me një moment që shndërrohet në simbolin e krenarisë kombëtare.
.
