FC Drita ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e rëndësishme të UEFA Conference League, që zhvillohet më 11 dhjetor, në ora 18:45, ku bardhekaltrit do të përballen me skuadrën holandeze AZ Alkmaar.
Drita, e cila aktualisht renditet në pozitën e 8-të me 8 pikë në këtë nivel garash, kërkon mbështetjen e madhe të tifozëve për të përballuar sfidën e radhës dhe për ta mbajtur gjallë garën evropiane.
Ndeshja: FC Drita vs AZ Alkmaar
Data: 11 dhjetor Ora: 18:45
Kompeticioni: UEFA Conference League
Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të sigurohen përmes linkut zyrtar: LINKU: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në “Fadil Vokrri”, ku përkrahja e tifozëve mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje vendimtare.
