Dardan Veseli, zemra e madhe e humanizmit në Anamoravë

Aktivizmi që nisi nga një xhami

Që nga viti 2010, Dardan Veseli nga Gjilani ka qenë figurë kyçe e humanizmit në Anamoravë. I diplomuar në ekonomi, ai nisi veprimtarinë vullnetare në xhaminë “Dardania”, ku shpërndante ndihma për familjet në nevojë. Me kalimin e viteve, ky angazhim u shndërrua në mision jetësor.

 

Aktivizimi që nisi nga një xhami

Që nga viti 2010, Dardan Veseli nga Gjilani ka qenë figurë kyçe e humanizmit në Anamoravë. I diplomuar në ekonomi, ai nisi veprimtarinë vullnetare në xhaminë “Dardania”, ku shpërndante ndihma për familjet në nevojë. Me kalimin e viteve, ky angazhim u shndërrua në mision jetësor.

Nga ndihma në xhami, në bashkëpunim ndërkombëtar

Së bashku me mikun e tij nga diaspora, Ilir Ismajli, themeloi Shoqatën “Diaspora Shqiptare Ndihmon”, që u bë një rrjet për shumë shoqata brenda e jashtë Kosovës. Më vonë, ai u bë edhe koordinator për Anamoravën në organizatën “Islamic Relief”, duke u përqendruar në mbështetjen e jetimëve dhe nënave të tyre.

 

 

Përkushtim ndaj jetimëve dhe arsimit

Aktualisht, Dardani përkujdeset për mbi 100 jetimë në Gjilan, të cilët ndihmohen në baza mujore me ushqim, veshmbathje, materiale shkollore dhe ndihmë arsimore. Ai gjithashtu mbështet studentë me bursa dhe udhëzim profesional.

Gjatë pandemisë – nuk ndaloi kurrë

Në periudhën më të vështirë të pandemisë COVID-19, Veseli dhe ekipi i tij u angazhuan maksimalisht për të shpërndarë ndihma nëpër lagje dhe fshatra. “Populli shqiptar është dorëlirë,” thotë ai. “Sot, shumë nga ata që dikur ndihmoheshin, janë bërë pjesë e ekipit vullnetar.”

Rezultatet që flasin vetë

Deri më tani, Veseli me bashkëpunëtorët ka arritur:Hapjen e 50 puseve uji në Anamoravë, ndërtimin e 4 shtëpive dhe rinovimin e 10 të tjerave, dhurimin e një banese për një familje në nevojë, mbështetje për jetimët me bursa mujore dhe paketa të plota ndihme.

Shoqata disponon edhe një kombi të dhuruar nga diaspora, që përdoret për aktivitetet në terren.

 

 

Emocione që nuk harrohen

“Nuk e harroj momentin kur një fëmijë në fshat mori çantën e parë të shkollës dhe filloi të kërcejë nga gëzimi,” rrëfen Dardani. Ai shton se shpreson që të gjithë ata që sot ndihmohen, nesër të jenë shembull i pavarësisë dhe humanizmit për të tjerët.

 

Shpërndaj me të tjerët