Darkë e veçantë për mërgimtarët në Xhaminë e Livoçit të Epërm

 

Xhamia në Livoçit të Epërm ka organizuar një darkë të veçantë për mërgimtarët që këto ditë po i kalojnë pushimet në vendlindje.

Imami i xhamisë, Lulzim Murseli, falënderoi Bashkësinë Islame në Gjilan, hoxhallarët bashkëvendës, mërgimtarët, aktivistët dhe gjithë xhematin për pjesëmarrjen në këtë tubim.

“Allahu i shpërbleftë ata që kanë kontribuar në forma të ndryshme për realizimin e këtij takimi, Këshillin e Xhamisë dhe të rinjtë që me shërbimin dhe përgatitjet e tyre e mundësuan këtë ngjarje. Të moshuarit dhe të rinjtë u bashkuan për të mirën e xhematit dhe shoqërisë tonë,” tha imami.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe drejtori për gjeodezi dhe kadastër, Bekim Salihu.

Ndërkaq, Shaban Muratii, si banor i këtij fshati dhe si hoxhë, tha se kjo ishte një mikpritje shpirtërore për vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut të tyre.

Ky takim dhe tubim duhet të shërbejë si shembull dhe model për pritjen e bashkatdhetarëve tanë edhe në komunitetet e tjera.

Shpërndaj me të tjerët