Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni po merr pjesë në Konferencën vjetore të Agjencisë Amerikane për Akreditim, që po mbahet nga New Jersey deri në Tennessee, ku UKZ po shqyrton mundësinë e akreditimit të programeve të përbashkëta dhe të një programi PhD në këtë agjenci prestigjioze.
Gjatë vizitës, janë zhvilluar edhe takime me kompani amerikane për mundësi praktikash profesionale me pagesë për studentët, veçanërisht në fushën e Shkencave Kompjuterike.
Ky mision i rëndësishëm synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë akademike të UKZ-së, duke e bërë atë një përfaqësues dinjitoz të arsimit të lartë publik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

