Demir Demiri kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit

AAK në Gjilan ka prezantuar Demir Demirin si kandidat për Këshillin Komunal në zgjedhjet lokale. Me mbi 20 vite përvojë në institucione ndërkombëtare, Demiri sjell një profil të fortë profesional dhe qytetar.

Ai është Magjistër i Shkencave të Edukimit dhe përkthyes/interpret i licencuar nga KGJK, i njohur për integritet dhe përkushtim në punë.

Siç është bërë e ditur në faqen zyrtare të kryetarit Nazim Gagica, Demiri synon të japë kontribut në përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e transparencës në Kuvendin Komunal.

Shpërndaj me të tjerët