Derbi shqiptar i Conference League sjell Kurtin në stadium bashkë me dy kryetarët

 

Se derbi shqiptar i mbrëmshëm ishte më shumë sesa një përballje sportive, e dëshmoi edhe prania e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, të cilët një ditë para festës së Flamurit Kombëtar qëndruan së bashku në shkallët e stadiumit.

Në këtë përballje simbolike shqiptare, Hyseni, Kurti dhe Kasami u ulën krah për krah, duke dhënë një mesazh uniteti dhe sportiviteti përtej kufijve.

“Drita me këtë fitore është në rrugë të mirë drejt kualifikimeve në Conference League, ndërsa Shkëndijën e vlerësoj për lojën korrekte dhe garuese”, ka shkruar kryetari Hyseni pas ndeshjes.

Takimin e mbrëmshëm e fitoi Drita me rezultat minimal 1:0, duke arritur 8 pikë në Conference League dhe aktualisht renditet në pozitën e 8-të.

 

Shpërndaj me të tjerët