Dhoma e kujdesit për sëmundjet kronike në Gjilan

Në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” është në funksion Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, e cila u dedikohet pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, astma dhe hipertensioni.

Kjo dhomë synon rritjen e njohurive dhe përmirësimin e menaxhimit të gjendjes shëndetësore të pacientëve, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Shërbimet ofrohen çdo ditë pune, nga ora 07:00 deri në 14:00.

Në kuadër të kësaj hapësire ofrohet këshillim profesional për menaxhimin e sëmundjeve kronike, edukim mbi stilin e jetesës së shëndetshme dhe aktivitetin fizik, udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe monitorimin e rregullt shëndetësor, si dhe plane individuale ushqimore të përshtatura sipas sëmundjes.

Po ashtu, pacientëve u ofrohet mbështetje e vazhdueshme për parandalimin e komplikimeve të mundshme.

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” fton të gjithë pacientët që kanë nevojë për këto shërbime të shfrytëzojnë këtë mundësi, si hap i rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme dhe më cilësore.

Shpërndaj me të tjerët