Dogana e Kosovës ndalon katër tentativa për import mallrash të falsifikuara gjatë shtatorit

 

Gjatë muajit shtator, Dogana e Kosovës ka ndaluar katër tentativa të ndara për import të mallrave të falsifikuara. Në kuadër të kontrolleve janë sekuestruar:

  • 300 jelek dimëror me logon Moncler
  • 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu
  • 5,180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn
  • 225 veshje tekstili me markën Stone Island

Këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar depërtimin e produkteve të dyshuara si pirate në treg, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

 

Shpërndaj me të tjerët