Dogana e Kosovës parandalon tentativat për kontrabandim në Vermicë

 

Oficerët doganorë në pikën kufitare të Vermicës kanë parandaluar disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e këtyre mallrave kap shumën mbi 5,000 euro, ndërsa zyrtarët doganorë po verifikojnë saktësisht vlerën totale dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.

Ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.

Dogana e Kosovës rikujton përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit, transparencën dhe integritetin në çdo procedurë doganore, duke parandaluar çdo tentativë për shmangie të detyrimeve ligjore dhe dëmtim të tregut të ndershëm.

 

Shpërndaj me të tjerët