Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan, një investim me vlerë 3.3 milionë euro, i cili do të ofrojë kushte moderne mësimore dhe praktike për nxënësit nga Anamorava, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe më gjerë.
Shkolla e re do të pajiset me të gjitha standardet bashkëkohore për procesin mësimor dhe laboratorik, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për edukimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë.
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të arsimit profesional, duke përmirësuar kushtet për nxënësit dhe duke e forcuar Gjilanin si qendër edukative rajonale në fushën e mjekësisë.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka publikuar edhe disa fotografi nga punimet që po zhvillohen, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve në rajon.
