Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, vizitoi fabrikën e re për prodhimin e biçikletave

 

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, vizitoi fabrikën e re për prodhimin e biçikletave

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar fabrikën e re për prodhimin e biçikletave Albimi.

Ai është pritur nga pronari Ibrahim Krivaqa, i cili po ndërton në Ponesh të Gjilanit, fabrikën e re për prodhimin e biçikletave standarte dhe elektrike,

Ibrahim Krivaqa, ka treguar se fabrika do të ketë kapacitet prej 130 mijë njësi në vit. Kryesisht për eksport në tregun evropian. Investim ky që përfaqëson një shtysë të drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

Biçikletat prodhohen sipas standardeve evropiane dhe janë të certifikuara nga SGS, organizatë ndërkombëtare që kontrollon cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

Po ashtu, kompania zbaton standardet e BSCI, që garantojnë kushte të drejta dhe të sigurta pune. Kjo do të thotë prodhim cilësor dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, tha se gjatë vizitës panë instalimin e teknologjisë moderne dhe përgatitjet për fillimin e punës, ku së shpejti pritet të punësohen dhjetëra qytetarë.

“Vendet e reja të punës, rritja e prodhimit dhe eksporti janë faktorë konkretë që ndikojnë në rritjen e të ardhurave dhe fuqizimin e ekonomisë lokale”, tha Haki Huruglica.

Sipas tij zhvillimi ekonomik i Gjilanit, forcohet e fuqizohet përmes investimeve të tilla, sa më shumë prodhim, punësim dhe dalje në tregjet ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët