Drenica mposht edhe Gjilanin në Gjilan

 

Kapiteni i Drenicës, Genc Hamiti, ka qenë hero i ndeshjes duke shënuar golin vendimtar në minutat shtesë të fundit, pas një gabimi të mbrojtjes së Gjilanit.

Kështu, skuadra nga Skenderaji arriti fitore të madhe me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 6-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Drenicës në Gjilan, pasi vetëm një javë më parë, me të njëjtin rezultat 1:0, kishte mposhtur edhe Dritën.

Edhe pse Gjilani kishte dominim pothuajse të plotë gjatë lojës, ishin mysafirët ata që në fund festuan, duke lënë skuadrën vendëse të përballet me pyetje dhe analiza rreth mangësive që po e ndjekin këtë edicion.

Trajneri i Drenicës, Bylbyl Sokoli, u shpreh pas ndeshjes se fitorja erdhi edhe me fat, por theksoi se skuadra e tij ishte e përgatitur të mbrohej me disiplinë dhe të mos pësonte gola.

 

Shpërndaj me të tjerët