Drita barazon me Llapin, ende pa fitore

 

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, nuk ka arritur të fitojë as në ndeshjen e dytë të Albi Superligës, pasi barazoi 1:1 në transfertë ndaj Llapit në Podujevë.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Kushtrim Shabanit në minutën e 60, ndërsa Drita barazoi në minutën e 79 përmes Kristal Abazajt.

Me këtë rezultat, gjilanasit ende nuk kanë shijuar fitoren në kampionat, ndërsa ndeshja me Drenicën, e vlefshme për javën e dytë, është shtyrë për një datë tjetër. Kampioni aktual pati gjithashtu disa raste për të shënuar, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin.

Për shkak të dy ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës, Superliga e Kosovës do të ketë pushim për dy javë.

 

Shpërndaj me të tjerët