Drita e përfundon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, vazhdon në Europa League

Drita e ka përmbyllur aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, pasi edhe në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës daneze Copenhagen ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0. Duke marrë parasysh rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë, gjilanasit u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 43-të nga sulmuesi shtatlartë Andreas Cornelius, pas një aksioni të organizuar të skuadrës mysafire.

Drita u gjend në vështirësi që në pjesën e parë, pasi që nga minuta e 26-të luajti me një lojtar më pak. Anësori Liridon  Balaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të panevojshme dhe të rrezikshme ndaj një lojtari të kundërshtarit, vendim që gjyqtari kryesor e mori pa hezitim.

Megjithatë, kalimi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve mbetet një arritje historike për klubin nga Gjilani, i cili tani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, konkretisht në UEFA Europa League.

 

 

Shpërndaj me të tjerët