Drita fiton Superkupën e Kosovës, triumfon ndaj Prishtinës në Antalya

 

FC Drita është fituese e Superkupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Antalya të Turqisë.

Ky sukses shënon trofeun e parë për bardhekaltrit në vitin 2026 dhe një fillim të mbarë të sezonit.

Ndeshja nisi më mirë për Prishtinën, e cila kaloi në epërsi që në minutën e 8-të, kur Leutrim Kyreziu realizoi për 1:0.

Megjithatë, Drita reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 38-të, kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke çuar shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë, konkretisht gjashtë minuta pas rifillimit të lojës, Kristal Abazaj realizoi golin e fitores për Dritën, duke e përmbysur rezultatin në 2:1.

Situata u vështirësua edhe më shumë për Prishtinën, e cila nga minuta e 46-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Harun Karic u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë triumf, Drita e fiton për herë të dyttë Superkupën e Kosovës, ndërsa një herë më parë kishte dështuar në finalen e këtij kompeticioni.

 

Shpërndaj me të tjerët