Drita hap akreditimet për ndeshjen ndaj AZ Alkmaar

 

FC DRITA njofton të gjitha mediat e interesuara për mbulimin e ndeshjes Drita – AZ Alkmaar, e cila zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, se procesi i akreditimit tashmë është hapur.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: press@dritafc.com, duke bashkëngjitur të dhënat personale të gazetarit dhe kompanisë/mediumit që përfaqëson. Afati i fundit për aplikim është 9 dhjetor, ora 16:00.

Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë përmes emailit.

FC DRITA – Zyrtarisht për media

 

Shpërndaj me të tjerët