Lajmi i fundit nga kampi i kampionit të Kosovës!
Sipas raportimit të Kanal 10, skuadra e Dritës ka shpërblyer futbollistët e saj me plot 700 mijë euro premio, si vlerësim për sukseset e arritura në stinorin e kaluar.
Dy pronarët e klubit, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, kanë vendosur të shpërblejnë bujarisht ekipin, duke ndarë një shumë të konsiderueshme jo vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik dhe të gjithë anëtarët e klubit që kontribuan në titullin kampion.
Drita po vazhdon rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës, ku më 27 nëntor e pret ndeshja vendimtare kundër Shkëndijës, duel që mund të përcaktojë fatin europian të kampionëve kosovarë.

