Drita hedh në treg biletat, ka filluar shitja!

 

Drita vs Shkëndija – superderbi shqiptar në fazën e ligës së UEFA Conference League!

Të nderuar tifozë,

Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja ONLINE e biletave për ndeshjen më të madhe shqiptare në nivel të garave europiane.

Kjo sfidë pritet të kthehet në një festë të vërtetë të futbollit shqiptar, ndaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës!

Renditja e tifozëve në stadium: “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore Tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore

Mos prit gjatë!

Siguroje biletën tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshjeje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, UEFA Conference League.

Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më të veçanta, me dy ekipet emblematike shqiptare përballë në Europë!

Kliko këtu për të blerë biletën: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

 

Shpërndaj me të tjerët