Derbi i javës së 10-të në Raiffeisen Superligën A (meshkujt) solli spektakël dhe emocione deri në fund!
Në përballjen e zhvilluar në sallën sportive të Kamenicës, Ferizaj doli fitues ndaj Dritës me rezultat të ngushtë 3-2 në sete (25–21, 25–27, 25–21, 16–25, 15–13).
Ishte një duel i fortë dhe me shumë rivalitet, ku secili set u vendos në detaje.
Ferizaj shënon kështu fitoren e tetë sezonale dhe ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Drita, me 21 pikë dhe 7 fitore, zbret në pozitën e tretë, por mbetet fuqishëm në garë për kreun.
Pavarësisht humbjes, djemtë bardhekaltër dhanë një paraqitje dinjitoze, duke e humbur ndeshjen vetëm për dy pikë në setin vendimtar.

