Skuadra kampione në fuqi, Drita, që nga e mërkura ka nisur përgatitjet fizike për fazën e dytë të kampionatit, që nis në shkurt.
Edhe pse moti i ftohtë, përkushtimi dhe profesionalizmi i futbollistëve është për çdo lëvdatë.
Nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, futbollistët po punojnë në aspektin fizik dhe kondiicional përmes ushtrimeve të llojllojshme e mbase të mundimshme.
Atmosfera brenda klubit është shumë pozitive, dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për punë.
Faza e parë e përgatitjeve po mbahet në Gjilan, ndërsa më pas skuadra do të udhëtojë në Turqi për t’u fokusuar më shumë në aspektin tekniko-taktik dhe për të zhvilluar ndonjë ndeshje kontrolluese.
Drita stinorin vjeshtor e përmbylli me 29 pikë, duke treguar një lojë të qëndrueshme dhe ambicie të madhe për titull.
Me përkushtimin dhe frymën e ekipit, tifozët mund të presin një vazhdim spektakolar të kampionatit, me synimin për të luftuar deri në fund për titullin dhe për të mbajtur krenarinë e kampionit në Gjilan.
