Skuadra e Dritës ka udhëtuar sot drejt Luksemburgut, ku të martën do të përballet me ekipin vendas Differdange 03, në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Champions League.
Lajmi është bërë i ditur përmes një video-postimi në faqen zyrtare të klubit.
Takimi pritet të zhvillohet të martën, më 16 korrik, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange” (vun der Stad Déifferdeng).
Drita ka një epërsi minimale prej 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë dhe synon të sigurojë kalimin në raundin tjetër të kompeticionit më prestigjioz evropian.