Drita kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League

 

Drita ka arritur të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit në Luksemburg, duke mposhtur Differdange 03 me rezultat 1:0 dhe në total me shifrat 3:1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia.

Me këtë fitore historike, Drita bëhet skuadra e vetme kosovare që do të përfaqësojë më tej Kosovën në garat evropiane.

“Ëndrra ime u realizua. Ne mund t’i japim edhe më shumë futbollit kosovar. Meritat u takojnë lojtarëve, shte karakteri i tyre që na solli deri këtu”, deklaroi trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes.

Drita tashmë pret shortin për fazën e grupeve të Conference League.

 

Shpërndaj me të tjerët