Drita mbyll bashkëpunimin me Salifu Ibrahim

 

Klubi futbollistik Drita ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin ganez Salifu Ibrahim, i cili luante në pozitën e mesfushorit sulmues për kampionin aktual të Superligës së Kosovës. I

brahim ishte pjesë e Dritës që nga viti 2024, ndërsa në edicionin aktual ka regjistruar 4 paraqitje, duke shënuar një gol dhe një asist.

Klubi nga Gjilani e ka falënderuar Salifu Ibrahimin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar te Drita dhe i ka uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.                                                                  

Shpërndaj me të tjerët