Drita mbyll përgatitjet në Antalya, gati për sfidat e shkurtit

Drita përfundon përgatitjet dimërore në Antalya
FC Drita ka përmbyllur fazën përgatitore dimërore në Antalya të Turqisë dhe gjatë ditës së sotme ekipi pritet të kthehet në Kosovë për të vazhduar përgatitjet në prag të nisjes së garave zyrtare.
Gjatë kësaj faze përgatitore, skuadra nga Gjilani ka zhvilluar tre ndeshje miqësore, si dhe ka marrë pjesë në finalen e Superkupës së Kosovës, të cilën e ka fituar, duke konfirmuar formën e mirë para fillimit të pjesës pranverore.
Muaji shkurt do të jetë i ngarkuar për ekipin bardhekaltër, pasi Dritën e presin sfida të rëndësishme në tri kompeticione: kampionatin vendor, Kupën e Kosovës, si dhe garat evropiane.
FC Drita hyn në këtë fazë vendimtare të sezonit si kampione aktuale e Kosovës dhe fituese e Superkupës, me synimin për të vazhduar sukseset edhe në pjesën e dytë të edicionit.

Shpërndaj me të tjerët