Raiffeisen Superliga A – Meshkujt
Drita – Luboteni 3:2 (25-19, 20-25, 12-25, 25-19, 15-12)
Drita ka regjistruar fitore pas një përballjeje të fortë dhe me shumë luhatje ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2 dhe duke i ndarë pikët nga kjo sfidë e luftuar deri në setin vendimtar.
Skuadra gjilanase e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë 25-19, por Luboteni reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin, duke fituar setin e dytë dhe të tretë.
Drita u rikthye në lojë në setin e katërt, të cilin e mbylli sërish 25-19, duke e çuar ndeshjen në tie-break.
Në setin final, gjilanasit u treguan më të qetë dhe më të saktë në momentet vendimtare, duke e fituar 15-12 dhe duke siguruar dy pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë në renditje, pas Pejës dhe Ferizajt, ndërsa Luboteni, me një pikë të fituar nga kjo përballje, avancon në pozitën e pestë të tabelës.
