Drita ndan rrugët me mesfushorin Derrick Bonsu

 

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, FC Drita, ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin ganez Derrick Bonsu.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër, ku thuhet se pas një viti bashkëpunimi, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.

“Pas një periudhe njëvjeçare bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajmë rrugët në mënyrë miqësore me mesfushorin tonë Derrick Bonsu. Klubi ynë i uron Derrick shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

Derrick Bonsu nuk ka regjistruar asnjë paraqitje gjatë këtij sezoni, çka ka ndikuar edhe në vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit.

 

Shpërndaj me të tjerët