DRITA gati për derbin me Ballkanin – Ramadani: “Shpresoj që momenti vendimtar të jetë në anën tonë”
Një ditë para ndeshjes së 15-të kampionale, FC DRITA mbajti konferencën për shtyp para duelit derbi ndaj FC Ballkanit. Para mediave u paraqitën trajneri Zekirija Ramadani dhe sulmuesi Blerim Krasniqi, të cilët e cilësuan ndeshjen si derbi të kreut të tabelës.
Ramadani tha se ekipi është i gatshëm për maksimumin, pavarësisht lodhjes pas ndeshjes evropiane.
“Është derbi i xhiros, përballë kemi një ekip cilësor. Ne punojmë për objektivat tanë dhe shpresoj që momenti vendimtar të jetë në anën tonë. Edhe nëse nesër nuk arrihet objektivi, kampionati vazhdon,” u shpreh ai.
Ndërsa Blerim Krasniqi theksoi atmosferën e mirë në skuadër:
“Nesër është ndeshje e rëndësishme. Pas Shkëndijës të gjithë janë në formë dhe shpresojmë të marrim pikët maksimale. Dua të rikuperohem sa më shpejt dhe t’i rikthehem fushës.”
Ramadani shtoi se DRITA nuk e ka asnjë ndeshje të lehtë dhe do të luftojë deri në fund të kampionatit.
Ndeshja FC DRITA – FC Ballkani luhet të dielën në ora 13:00 në Stadiumin Ndihmës te Rrethi.
