Edicioni i ri i Albi Mall Superligës së Kosovës nis me një sfidë të zjarrtë: kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, përballet në transfertë me Ferizajn.
Pas aventurës ndërkombëtare me 6 ndeshje të luajtura, bardhekaltërit janë të motivuar të nisin kampionatin me këmbë të mbarë dhe hyjnë si favoritë, por Ferizaji premton rezistencë, pasi ka ruajtur bërthamën e ekipit dhe ka bërë përforcime cilësore.
Përveç këtij dueli, xhiroja e parë sjell edhe duele të tjera mjaft interesante:
Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Prishtina e Re dhe Drenica – Llapi
Të gjitha ndeshjet do të luhen këtë të diel, nga ora 16:30, duke e bërë startin e Superligës një ditë të veçantë për futbollin vendor.
Sfida kryesore e javës së parë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të hënën në Gjilan
Ky sezon sjell edhe një risi të rëndësishme: FFK ka prezantuar platformën digjitale “My FFK”, që synon më shumë transparencë dhe profesionalizëm në organizimin e garave.