Drita nis “pranverën” në Ferizaj

 

Kampioni aktual përballet me Ferizajin në nisje të stinorit pranveror

Kampioni aktual, Drita e Gjilanit, sot nis stinorin pranveror në transfertë ndaj Ferizajit, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe e vështirë.

Drita ka bërë disa ndryshime në përbërje gjatë afatit kalimtar, ndërsa Ferizaji është përforcuar dukshëm.

Kryetrajneri Zekirija Ramadani ka theksuar se skuadra është e fokusuar në objektivin e saj, edhe pse fusha dhe kundërshtari paraqesin vështirësi.

Ai shtoi se ekipi është i përgatitur psikologjikisht, ndërsa forma fizike do të rritet me ndeshje zyrtare.

Edhe mbrojtësi qendror Egzon Bejtullahu ka vlerësuar ndeshjen si të vështirë, duke theksuar se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe se Drita synon të vazhdojë me rezultate pozitive.

Drita stinorin vjeshtor e përfundojë në pozitën  e 4 të tabelës së klasifikimit me 29 pikë të tubuara, ndërsa Ferizaji është e parafundit me 19 pikë, dhjetë më pak se Drita dhe se është në zonën e rrezikuar për rënie  nga superliga.

Shpërndaj me të tjerët